Rrahën për vdekje shitësin e dr*gës, dalin para gjykatës shqiptari dhe tre persona të tjerë

Një shqiptar, një turk dhe dy gjermanë kanë dalë para gjykatës së Manhaimit këtë të martë, ku janë pyetur për vrasjen e nëj

Shkurt 20, 2024 - 17:09
 0
Rrahën për vdekje shitësin e dr*gës, dalin para gjykatës shqiptari dhe tre persona të tjerë

Një shqiptar, një turk dhe dy gjermanë kanë dalë para gjykatës së Manhaimit këtë të martë, ku janë pyetur për vrasjen e nëj shitësi droge në prill të viti të kaluar.

Shqiptari dhe tre personat e tjerë akuzohen se në abshkëpunim mes tyre kanë vrarë duke e rrahur me shkelma dhe grushta një person që shiste drogë.

Mediat gjermane raportojnë se ka qenë 42-vjeçari turk i cili ka joshur brenda banesës së tij shitësin e drogës, dhe më pas në abshkëpunim me tre perosnat e tjerë mes tyre dhe një shqiptar e kanë rrahur shpërndarësin për vdekje.

Pas dhunës së ushtruar shpërndarësi i drogës ëhstë lënë i lirë të largohet, por ai ka humbur jetën 3 ditë më pas në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Tre nga të pandehurit thuhet gjithashtu se kanë blerë marijuanë, amfetaminë dhe kokainë së bashku për trafik në fund të majit.

Një nga të pandehurit thuhet se ka goditur shpërndarësin në fytyrë në Mannheim në fillim të prillit. Më pas thuhet se i ka kërkuar 1000 euro për pretendime të rreme për babain e të pandehurit. Megjithatë, thuhet se pagesa nuk ka ndodhur. Të pandehurit u arrestuan në fund të majit 2023 dhe që atëherë janë në paraburgim. Vendimi pritet në mes të prillit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.