Rrëfimi dëshpërues i babait që humbi vajzën: Më mirë që e vranë, se sa ta rrëmbente Hamasi!

Një baba me zemrën copë nga dhimbja e madhe tregon se u ndje i lehtësuar kur dëgjoi se vajza e tij tetëvjeçare u vra nga terroristët e Hamasit, sepse ai tha se ishte më mirë sesa të mbahej peng. Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës […]

Tetor 13, 2023 - 12:50
 0
Rrëfimi dëshpërues i babait që humbi vajzën: Më mirë që e vranë, se sa ta rrëmbente Hamasi!

Një baba me zemrën copë nga dhimbja e madhe tregon se u ndje i lehtësuar kur dëgjoi se vajza e tij tetëvjeçare u vra nga terroristët e Hamasit, sepse ai tha se ishte më mirë sesa të mbahej peng.

Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 100 njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë.

Zoti Hand tha se komuniteti ishte në luftë për rreth 12 orë atë ditë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte rrallë.
Në një intervistë emocionale me CNN, Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve.

“Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje.”, tha babai me një zë që dridhej.

“Ajo nuk e bënte kurrë këtë, por për fat të keq atë natë, natën e së premtes, ajo shkoi të flinte në shtëpinë e shoqes së saj.,” tha Hand. Të nesërmen në mëngjes, zona u sulmua.

Hand përshkroi se si ndihej gjatë rrethimit: “Mendova se ushtria do të vinte së shpejti. Thjesht i thosha vetes: mbahu pak më gjatë, pak më gjatë dhe pak më gjatë.”

Më vonë, kur Hand u informua për vrasjen e vajzës së tij, ai tha i lehtësuar “Po!”

“Ajo ishte ose e vdekur ose në Gaza. Ajo që po u bëjnë njerëzve në Gaza, është më keq se vdekja. Nuk kanë ushqim. Nuk kanë ujë. Ajo do të ishte në një dhomë të errët të mbushur me Zoti e di sa njerëz. Dhe e tmerruar çdo minutë, orë, ditë dhe ndoshta për vitet në vijim. Kështu që vdekja ishte një bekim. Një bekim absolut”, tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.