Rrëfimi i elektriçistes: Nëna më braktisi të vogël, më akuzoi pse e kërkova

Zonja Adriana, e cila shume vite të jetës së saj ia kushtoi ndriçimit të Ersekës , rrëfen fëmijërinë e vështirë që ka kaluar. Elektriçistja që u rrit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, tregon se e ëma e braktisi muajt  e parë të jetës dhe që atëherë u rrit në shtëpi fëmije. Adriana e kërkoi […]

Janar 27, 2024 - 19:22
 0
Rrëfimi i elektriçistes: Nëna më braktisi të vogël, më akuzoi pse e kërkova

Zonja Adriana, e cila shume vite të jetës së saj ia kushtoi ndriçimit të Ersekës , rrëfen fëmijërinë e vështirë që ka kaluar.

Elektriçistja që u rrit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, tregon se e ëma e braktisi muajt  e parë të jetës dhe që atëherë u rrit në shtëpi fëmije.

Adriana e kërkoi gjatë gjithë jetës nënën biologjike, për të marrë një tjetër zhgënjim prej saj, çka i dha një goditje të madhe ëndrrës për t’u bashkuar.

“Jam rritur në qytete bregdetare. Nuk jam nga Erseka. Jam  rritur në shtëpinë e fëmijës, më braktisi nëna. Kam pësuar zhgënjim nga ajo. E kërkova me dashurinë më të madhe, me shpresë të madhe e  kërkova por mbeta shumë e zhgënjyer. E gjeta, e  njoha por nuk më pranoi. U bëra që fëmijë e fortë, duhet të përballesha me jetën, sepse në momentin që të mungon nëna, ty të mungojnë shumë gjëra, të mungon dashuria, përkrahja e mbështetja. Jam lindur në Shkodër me origjinë, nuk e di origjinën e babait. E kërkova gjithë jetën, por e gjeta 45-vjeçe. Nuk kisha mundësi më parë. Kisha vetëm emrin e mamit jo të babait. Ajo kishte qenë e dashuruar, por e fshehu.

Ajo foli për takimin e parë që kishte me të ëmën, e cila e zhgënjeu nga fjalët që i tha, por megjithatë ajo nuk e pendua që e takoi në oshën 45-vjeçe, pasi shuajti kureshtjen e viteve të tëra.

“Takimi i saj ishte i ftohtë, më tha s’kishe pse më kërkoje, unë e kisha mbyllur këtë kapitull. E takova nja dy  herë të tjera më tha mos më tako. E pyeta se kush është babai i vërtetë, më tha përderisa të kam lënë atje, nuk të kam dashur. Më tha vija litarin dy gishta në bark që të mos dallonte njeri. I thashë më ka dashur Zoti. Kishte krijuar familje tjetër. Shuajta një kureshtje”-tha ajo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.