Rrëmbeu nipin 3-vjeçar për disa ditë, Gjykata e Apelit liron gjyshin

58-vjeçari Rexhep Guni është liruar nga qelia, me vendim të Gjykatës së Apelit. Guni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij rrëmbeu nipin e

Maj 22, 2024 - 17:55
 0
Rrëmbeu nipin 3-vjeçar për disa ditë, Gjykata e Apelit liron gjyshin

58-vjeçari Rexhep Guni është liruar nga qelia, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Guni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij rrëmbeu nipin e mitur 3-vjeç dhe nuk e rikthyen tek nëna e tij për disa ditë.

“Arrest në shtëpi” ka caktuar Gjykata ndaj Rexhep Gunit edhe Arben Selajt, kunatin e tij.

Kujtojmë që Rexhep e Bahrije Gjuni rrëmbyen nipin 3-vjeçar pasi donin ta rrisnin ata dhe jo familja e nuses, përpara hetuesve të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.