Rreth 45% e aksidenteve ndodhin natën! Ekspertët: Shkak, alkooli edhe mungesa e ndriçimit në rrugë

30-50% e aksidenteve rrugore këtë vit në Shqipëri kanë ndodhur në kushtet e errësirës. Policia e Shtetit thotë për Tv Klan se shkaqet kryesore të aksidenteve të ndodhura përgjatë natës janë humbja e kontrolli të mjetit si rezultat i ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor si […]

Dhjetor 17, 2023 - 16:43
 0
Rreth 45% e aksidenteve ndodhin natën! Ekspertët: Shkak, alkooli edhe mungesa e ndriçimit në rrugë

30-50% e aksidenteve rrugore këtë vit në Shqipëri kanë ndodhur në kushtet e errësirës.

Policia e Shtetit thotë për Tv Klan se shkaqet kryesore të aksidenteve të ndodhura përgjatë natës janë humbja e kontrolli të mjetit si rezultat i ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor si dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Ndërsa ekspertët shikojnë si shqetësuese vetëbesimin që drejtuesit e automjeteve tregojnë në timon, sidomos kur janë në efektet e alkolit.

“E quajnë veten të zotët, shikoje te sendilja sesi e mban, dhe dorën sesi mban timonin, e shtrijnë sediljen mbrapa, përthyejnë edhe brrylin, ky është një vetëbësim i tepruar i tyre në timon dhe këta janë shkaktarët e shumë aksidenteve”, thotë eksperti Arben Luzi.

 “Është shtuar përqindja e atyre që pinë alkool, shqetësuese është se kanë filluar ta pinë shumë dhe femrat”, shprehet eksperti Gëzim Hoxha.

Eksperti Arben Luzi ngre edhe shqetësimin e mungesës së ndriçimit rrugor, si shkak i aksidenteve mjet me këmbësorë përgjatë natës.

“Në kushtet e errësirës e përshquan më shpejt këmbësori makinën sesa drejtuesi i mjetit këmbësorin. Ne kemi disa rrugë që janë të ndriçueshme edhe shpesh nuk janë në efiçensë, mirë do ishte të kishim një ndriçim në rrugët interurbane kryesore, autostrada”.

Mungesa e sinjalistikave horizontale po ashtu është problematike.

“Kjo është një e metë serioze, sinjalisitika horizontale është shumë e domosdoshme dhe duhet ripërtëritur. Herë pas here mungon, kjo bën që drejtuesi i mjetit nuk orientohet dot”, thotë Gëzim Hoxha.

Të dhënat e INSTAT për vitet e fundit pasqyrojnë një rrije të përqindjes që zënë aksidentet e ndodhura përgjatë natës kundrejt totalit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.