“Rrezik kombëtar”, SHBA: Rusët duan të dërgojnë armë bërthamore në hapësirë

“Këmbanat e alarmit” kanë kumbuar në SHBA pas mbledhjes së “Komitetit të Tetë” në Kongres lidhur me një kërcënim të mundshëm për sigurinë

Shkurt 14, 2024 - 21:42
 0
“Rrezik kombëtar”, SHBA: Rusët duan të dërgojnë armë bërthamore në hapësirë

“Këmbanat e alarmit” kanë kumbuar në SHBA pas mbledhjes së “Komitetit të Tetë” në Kongres lidhur me një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare pas të cilit thuhet se qëndron Rusia.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha të mërkurën se ai kishte planifikuar tashmë një takim të klasifikuar me udhëheqjen e Kongresit përpara se një republikan i lartë i Dhomës t’i kërkonte Presidentit Joe Biden të deklasifikonte të gjitha informacionet në lidhje me një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare.

Sipas rrjetit amerikan ABC News, dy burime të njohura me diskutimet në Kongres thanë se informacioni ka të bëjë me rusët që duan të vendosin një armë bërthamore në hapësirë. Kjo nuk nënkupton një hedhjen e saj në Tokë, por për ta përdorur atë potencialisht kundër satelitëve.

“Është shumë shqetësuese dhe shumë e ndjeshme,” tha një burim./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.