Rrezik për njerëzimin, BE vendos rregullimin me ligj të programeve të Inteligjencës Artificiale
Evropa arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligjencës artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë në shqyrtimin e të
Evropa arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligjencës artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT.
Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje për inteligjencën artificiale.
Marrëveshja e së premtes mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh një ditë më parë. Palët janë vendosura të përcaktojnë detajet në ditët në vijim, të cilat mund të ndryshojnë formën e ligjit përfundimtar.
Kjo marrëveshje paraprake është quajtur historike nga komisioneri europian, Thierri Breton.
“Historike! BE bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e AI. Akti i AI është shumë më tepër se një libër rregullash – ai është një pikënisje për startup-et dhe studiuesit e BE-së për të udhëhequr garën globale të AI” – shkruan ai në rrjete sociale./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?