Rrëzimi i avionit dhe vdekja e Prigozhin, reagon Shtëpia e Bardhë: Askush nuk duhet të habitet

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha në një deklaratë se zyrtarët po vëzhgonin raportet për rrëzimin

Gusht 23, 2023 - 20:50
 0
Rrëzimi i avionit dhe vdekja e Prigozhin, reagon Shtëpia e Bardhë: Askush nuk duhet të habitet

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha në një deklaratë se zyrtarët po vëzhgonin raportet për rrëzimin e avionit, ku raportohet të ketë humbur jetën kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin.

 

“Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës dhe tani — me sa duket — në këtë,” tha ajo.

 

Në të njëjtën kohë, theksohet se presidenti i SHBA, Joe Biden është informuar për rrëzimin e avionit në Rusi, sipas Shtëpisë së Bardhë.

 

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë të mërkurën, sipas shërbimit për shtyp të Agjencisë Federale të Transportit Ajror.

 

Prigozhin është kreu i organizatës private paraushtarake Wagner Group, e cila luajti një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës përpara se të niste shkurtimisht një kryengritje kundër ushtrisë ruse në qershor. Forcat ushtarake nën drejtimin Prigozhin marshuan drejt Moskës, përpara se të ktheheshin pas disa ditësh.

 

Prigozhin dyshohet se arriti një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin, në mënyrë që ai të mos përballej me ndjekjen penale dhe u zhvendos në Bjellorusi, sipas Kremlinit.

 

Presidenti rus dhe Prigozhin dyshohet se u takuan ballë për ballë më 29 qershor, më pak se një javë pas grushtit të shtetit të dështuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.