Rrëzimi i helikopterit me Raisin në bord, vjen reagimi i parë nga Izraeli

Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli nuk është i përfshirë në rrëzimin e helikopterit që vrau Presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi. Izraeli rrallë komenton zyrtarisht aktivitetet e tij jashtë kufirit, të cilat në muajt e fundit kanë përfshirë sulme brenda Libanit, Sirisë dhe Iranit. Në prill, Irani nisi një […]

Maj 20, 2024 - 10:15
 0
Rrëzimi i helikopterit me Raisin në bord, vjen reagimi i parë nga Izraeli

Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli nuk është i përfshirë në rrëzimin e helikopterit që vrau Presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Izraeli rrallë komenton zyrtarisht aktivitetet e tij jashtë kufirit, të cilat në muajt e fundit kanë përfshirë sulme brenda Libanit, Sirisë dhe Iranit.

Në prill, Irani nisi një sulm të drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë ndaj Izraelit, i autorizuar nga Raisi, i cili tha se ishte hakmarrje për atë që e konsideronte të ishte një sulm izraelit në një ndërtesë diplomatike iraniane në kryeqytetin sirian, Damask, më 1 prill, që vrau një figurë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe 8 oficerë të tjerë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.