Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje

Britani e Madhe – Një avion ushtarak “Spitfire” është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire, sipas BBC. Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin

Maj 25, 2024 - 18:40
 0
Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje

Britani e Madhe – Një avion ushtarak “Spitfire” është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire, sipas BBC.

Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve se avioni u rrëzua rreth orës 13:20, me kohën lokale.

Një zëdhënës i policisë së Lincolnshire tha se në avion ndodhej vetëm piloti, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

“Ne po punojmë me shërbimet e urgjencës dhe po mbështesim të përfshirët. Një përditësim do të ofrohet në kohën e duhur.”

Spitfire u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur Britaninë nga sulmet ajrore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.