Rrëzohet avioni në Rusi, raportohet për të vdekur

Një bombardues i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz, duke vrarë ekuipazhin, gjatë një fluturimi rutinë stërvitor. Siç raportojnë mediat ruse, një

Qeshor 11, 2024 - 09:35
 0
Rrëzohet avioni në Rusi, raportohet për të vdekur

Një bombardues i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz, duke vrarë ekuipazhin, gjatë një fluturimi rutinë stërvitor.

Siç raportojnë mediat ruse, një bombardues Sukhoi Su-34 i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz gjatë një fluturimi stërvitor, ndoshta për shkak të një defekti teknik, si pasojë e të cilit ekuipazhi ka humbur jetën.

“Bazuar në të dhënat paraprake, shkaku i rrëzimit të avionit ishte një mosfunksionim teknik”, tha një zëdhënës i ministrisë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Osetisë, sipas të njëjtit burim.

Është e paqartë nëse avioni me dy ulëse krah për krah kishte një apo dy anëtarë të ekuipazhit në atë fluturim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.