Rrëzohet avioni në Turqi, vdesin dy pilotët
Një avion trajnimi u rrëzua në rajonin Hasan Arpa të Turqisë. Forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, në
Një avion trajnimi u rrëzua në rajonin Hasan Arpa të Turqisë.
Forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, në zonën e Hasan Arpës, në lagjen Kocasinan të Kajserisë, ndërsa sipas informacioneve të transmetuara nga CNN Tuk, dy pilotët që ndodheshin në bordin e avionit janë të vdekur.
Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet: “Një avion stërvitor i Forcave Ajrore SF-260D, i cili u ngrit nga baza e 12-të e transportit ajror në Kayseri për stërvitje, u rrëzua në rrethana të papërcaktuara. Ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi”. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?