Rrëzohet gjatë stërvitjes avioni ushtarak amerikan, pesë viktima

Pesë ushtarë amerikanë u vranë, pasi një avion ushtarak u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një stërvitje, njoftoi sot Komanda Evropiane e Ushtrisë

Nëntor 12, 2023 - 18:20
 0
Rrëzohet gjatë stërvitjes avioni ushtarak amerikan, pesë viktima

Pesë ushtarë amerikanë u vranë, pasi një avion ushtarak u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një stërvitje, njoftoi sot Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane.

 

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, avioni që transportonte pesë ushtarët u rrëzua vonë të premten në mbrëmje teksa po kryente një stërvitje.

 

Ushtria njoftoi rrëzimin të shtunën dhe tha se shkaku ishte duke u hetuar, por nuk kishte asnjë indikacion se aktiviteti i armikut ishte i përfshirë. Autoritetet njoftuan të dielën se”përpjekjet e kërkimi-shpëtimit filluan menjëherë, duke përfshirë avionët dhe anijet ushtarake amerikane.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.