Rrëzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës/ Nuk hiqet sekuestro e pronave të biznesmenit të “Metamorfozës”

Apeli i Posaçëm la në fuqi sekuestron e pronave të Pëllumb Gjokës që u arrestua nga operacioni Metamorfoza   39 hektarë tokë truall

Nëntor 27, 2023 - 15:16
 0
Rrëzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës/ Nuk hiqet sekuestro e pronave të biznesmenit të “Metamorfozës”

Apeli i Posaçëm la në fuqi sekuestron e pronave të Pëllumb Gjokës që u arrestua nga operacioni Metamorfoza

 

39 hektarë tokë truall do vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, nën dyshimin se kanë rrjedhur nga paratë e krimit.

 

Gjoka u arrestua më 27 korrik pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchro Chat, bashkë me pesë persona. Ndërkohë 9 persona të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

 

Në mesazhet që biznesmeni Gjoka i dërgonte Behar Bajrit, i kërkonte te vritej Kleanthi Musabelliu, një ish punonjës policie duke ofruar 120 mijë euro në këmbim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.