Rriten çmimet në Shqipëri, inflacioni në drejtim të kundërt me BE

Çmimet në Shqipëri u rriten 4.7% në muajin tetor, ndryshe nga Bashkimi Europian, i cili preku inflacionin në nivelin 3.6%. Pas vitit 2022, inflacioni nisi të stabilizohej në gjithë Europën, por në vendin tonë ritmi është më i ngadaltë, dhe kjo ndikohet nga struktura e ekonomisë tonë, me problemet që has kryesisht sektori i prodhimit. […]

Nëntor 22, 2023 - 16:52
 0
Rriten çmimet në Shqipëri, inflacioni në drejtim të kundërt me BE

Çmimet në Shqipëri u rriten 4.7% në muajin tetor, ndryshe nga Bashkimi Europian, i cili preku inflacionin në nivelin 3.6%.

Pas vitit 2022, inflacioni nisi të stabilizohej në gjithë Europën, por në vendin tonë ritmi është më i ngadaltë, dhe kjo ndikohet nga struktura e ekonomisë tonë, me problemet që has kryesisht sektori i prodhimit.

Vitin e kaluar, indeksi i çmimeve në Shqipëri ishte 8%, ndërsa në BE 11.5%, por teksa inflacioni në Europë u zbut për shkak të uljes së çmimit të energjisë, në Shqipëri ai po qëndron mbi objektivin 3% për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe argëtimit, sektor ky që po lulëzon me koncerte, ngjarje sportive dhe flukse vizitash në vende kulturore.

Shqipëria vitin e kaluar renditej ndër shtetet me inflacionin më të ulët në rajon dhe në Europë, por në muajin shtator, ai barazua me atë të BE-së për t’u përmbysur një muaj më pas. Qeveria dhe banka e Shqipërisë presin që çmimet të shkojnë në objektiv në mes të vitit të ardhshëm.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.