Rriten investimet e huaja, 686 milionë euro në ekonomi deri në qershor
Trendi pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë ka vijuar edhe për 3 mujorin e dytë të vitit. Kompanitë e huaja injektuan në periudhën prill-qershor 379 milionë euro ose 35 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sinjalizojnë se, edhe përgjatë këtij […]
Trendi pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë ka vijuar edhe për 3 mujorin e dytë të vitit. Kompanitë e huaja injektuan në periudhën prill-qershor 379 milionë euro ose 35 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sinjalizojnë se, edhe përgjatë këtij viti është ruajtur ecuria e investimeve të huaja në vend ndërsa ekspertët e tregut e konsiderojnë këtë trend të pritshëm përballë bumit turistik.
Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 686 milionë euro. Flukset valutore hyrëse në formën e Investimeve të Huaja i marrin me se pari pasurite e paluajtshme me 20% te totalit, e më pas vijnë sektorët e hidrokarbureve, financiare dhe energjetikë.
“Besoj dhe energjia është diçka që është kyç meqenëse ka interes akoma nga Kombe të NATO-s që janë të pavarura në energji do ketë një influenc për të riinvestuar. Sipas fluksit të valutës europiane, kjo është një pikë positive për ata që kanë investuar në Shqipëri për të riinvestuar”, shtoi ai.
What's Your Reaction?