Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA bombardon rebelët Houthi, sulme mes Iranit dhe Pakistanit
Ushtria amerikane ka lëshuar një tjetër valë raketash në zonat e kontrolluara nga grupi militant i Jemenit, Houthi, duke shenjëstruar këta të fundit.
Ushtria amerikane ka lëshuar një tjetër valë raketash në zonat e kontrolluara nga grupi militant i Jemenit, Houthi, duke shenjëstruar këta të fundit.
Sulmet vijnë disa orë pasi SHBA e rishpalli zyrtarisht Houthin si grup terrorist, por edhe si përgjigje ndaj sulmeve të grupit ndaj anijeve amerikane në Detin e kuq të mërkurën.
Kjo është hera e katër brenda javës që realizohen sulme të drejtpërdrejta në territorin e Jemenit, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur të përhapet në të gjithë rajonin.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pet Ryder ka paralajmëruar se goditjet ndaj Houthit do të vazhdojnë për të parandaluar sulme të mëtejshme ndaj anijeve tregtare.
Ndërkohë tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Pakistanit me Iranin ku të dy vendet kanë kryer sulme me raketa në territorin e njëri-tjetrit.
Avionët luftarakë të Pakistanit kanë zhvilluar sulme ajrore mëngjesin e kësaj të enjteje ndaj grupeve militante në Iranin fqinj.
Kundërpërgjigja pakistaneze vjen pasi garda Revolucionare Islamike goditi territorin e saj duke pretenduar se shënjestroi grupe të lidhura me agjencinë e inteligjencës Izraelite, Mosadd. Sulme të tilla Irani kreu dy ditë më parë edhe në Irak.
Ministri i jashtëm iranan, Amir Abdollahian nga Davosi ku ndodhet për samitin botëror ekonomik, tha se sulmet e mbështetura nga Teherani në lindjen e mesme nuk do të ndalen deri në përfundim të luftës së Izraelit kundër Hamasit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?