Rriten tensionet në Tajvan, Kina dërgon 30 avionë ushtarakë

Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve drejt Tajvanit, tha më 27 janar Ministria e Mbrojtjes së këtij

Janar 27, 2024 - 18:18
 0
Rriten tensionet në Tajvan, Kina dërgon 30 avionë ushtarakë

Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve drejt Tajvanit, tha më 27 janar Ministria e Mbrojtjes së këtij ishulli.

Presioni ushtarak vjen pas njoftimit se përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në kryeqytetin tajlandez, përderisa dy shtetet po synojnë të ulin tensionet.

Ushtria kineze ka dërguar 33 avionë luftarakë, përfshirë edhe avionë të llojit SU-30 dhe gjashtë anije të marinës përreth Tajvanit, mes orës 06:00 të së premtes dhe në orën 06:00 të së shtunës. Nga ta, 13 avionë luftarakë e kaluan vijën në Ngushticën e Tajvanit – që është një kufi jozyrtar mes ishullit dhe Kinës.

Tajvani tha se e ka monitoruar situatën dhe se ka dislokuar forcat e tij në përgjigje të këtyre aktiviteteve të Kinës.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguara avionë e anije.

Tajvani tha se shtatë balona kineze kanë fluturuar ose mbi ishull ose përmes hapësirës së tij ajrore, disa ditë pas ishulli zgjodhi Lai Ching-te si president të ri. Partia Demokratike Progresive e Lait ka bërë fushatë për vetëvendosje, drejtësi sociale dhe ka kundërshtuar kërcënimet e Kinës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.