Rritet bilanci i viktimave/ 350 të vrarë në Izrael dhe mbi 400 në Palestinë, mijëra të plagosur

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350. Po kështu mbi 400 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Në një […]

Tetor 8, 2023 - 13:40
 0
Rritet bilanci i viktimave/ 350 të vrarë në Izrael dhe mbi 400 në Palestinë, mijëra të plagosur

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350.

Po kështu mbi 400 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Në një konferencë të dielën, zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari tha se prioritetet tani ishin përfundimi i luftimeve në komunitetet izraelite dhe kontrolli i thyerjeve në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin.

Mbi 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite.

Dhjetëra persona të armatosur nga Gaza depërtuan në komunitetet jugore izraelite pas agimit, raporton BBC.

Ata kanë marrë peng ushtarë dhe civilë izraelitë dhe disa i kanë çuar në Gaza.

Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë mbi 400 palestinezë si dhe 2000 të tjerë u plagosën, thonë mjekët.

Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës dhe dhjetëra të tjerë janë kapur, sipas zëdhënësit të IDF, Daniel Hagari, cituar në Times of Israel.

“Që nga kjo orë, ka forca që luftojnë në [Kibbutz] Kfar Aza, ka kërkime në një numër të madh qytetesh. Ka forca IDF në të gjitha qytetet, nuk ka qytet që nuk ka një forcë IDF në të”, citohet të ketë thënë ai.

Një raport i mëparshëm nga agjencia e lajmeve Reuters tha se qindra persona të armatosur palestinezë ishin vrarë që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “në luftë” dhe u zotua se Hamasi, i cili sundon Gazën, do të “paguante një çmim të paprecedentë”.

Ushtria izraelite ka mobilizuar dhjetëra mijëra rezervistë dhe tani pritet të nisë një operacion tokësor në Gaza.

Ndërkohë, luftimet po vazhdojnë me militantët që kontrollojnë zonat tek Izraeli jugor. Breshëri raketash po lëshohen gjithashtu në qytete dhe qyteza izraelite, me Tel Aviv dhe Rishon Lezion në mesin e atyre që u goditën në mbrëmje.

Skenari i makthit të Izraelit filloi herët të shtunën, ku besohet se dhjetëra persona të armatosur kaluan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme. Disa kaluan gardhin rrethues nga Gaza dhe të tjerë hynë nga deti.

Se si arritën të depërtonin në një nga kufijtë më të fortifikuar në botë është e paqartë.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan të shtënat ndërsa militantët mbërritën në fshatrat dhe qytetet izraelite, duke përfshirë qytetin Sderot, i cili është vetëm 1.6 kilometra larg nga Gaza.

Njerëzit në një numër komunitetesh u thirrën në stacionet e lajmeve izraelite, duke thënë se ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre ose po fshiheshin diku tjetër.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.