Rritet bilanci i viktimave në Marok, qytetarët të dëshpëruar për fatin e të afërmve të tyre

Të paktën 2.122 persona kanë humbur jetën dhe 2.421 janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme. Në

Shtator 11, 2023 - 10:35
 0
Rritet bilanci i viktimave në Marok, qytetarët të dëshpëruar për fatin e të afërmve të tyre

Të paktën 2.122 persona kanë humbur jetën dhe 2.421 janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme. Në mesin e të lënduarve, 1.404 janë në gjendje kritike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Viktimat nga tërmeti me 7 ballë u regjistruan në disa rajone, duke përfshirë El-Houz, Taroudant, Chichaoua, Tiznit, Marrakech, Azilal, Agadir, Casablanca dhe Youssoufia, tha ministria në një deklaratë.

 

Mbreti Mohammed VI i Marokut, pas tërmetit që goditi vendin, shpalli tri ditë zie kombëtare gjatë së cilës flamujt në ndërtesat publike do të jenë në gjysmështizë. Përveç kësaj, mbreti ngarkoi qeverinë të formonte një komitet ministror për programin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

 

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend të Afrikës Veriore në njëqind vitet e fundit, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut. Autoritetet marokene kanë nisur një aksion ndihme për zonat e prekura nga tërmeti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.