Rritet numri i investitorëve të huaj në tregun kinez

Optimizmi te tregu kinez dhe potenciali i tij ekonomik është shfaqur tek investitorët e huaj teksa ata vazhdojnë të rrisin investimet apo operacionet e tyre në Kinë. Të dhënat nga Ministria kineze e Tregtisë treguan se vlera reale e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kinë arriti mbi 1.13 trilion juanë (rreth 158.89 miliardë dollarë) […]

Mars 11, 2024 - 15:00
 0
Rritet numri i investitorëve të huaj në tregun kinez

Optimizmi te tregu kinez dhe potenciali i tij ekonomik është shfaqur tek investitorët e huaj teksa ata vazhdojnë të rrisin investimet apo operacionet e tyre në Kinë.

Të dhënat nga Ministria kineze e Tregtisë treguan se vlera reale e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kinë arriti mbi 1.13 trilion juanë (rreth 158.89 miliardë dollarë) në vitin 2023.

Veç kësaj, numri i ndërmarrjeve të sapokrijuara me investime të huaja në Kinë u rrit në 53 766 vitin e kaluar, 39.7 për qind më shumë se në vitin 2022, shkruan CMG.

Për shembull, “Airbus” në janar hapi një qendër shërbimi kushtuar të gjithë ciklit jetësor të një avioni në qytetin Chengdu, që është qendra e parë e tillë jashtë Evropës për kompaninë. Kurse të dhënat nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë KFC tregojnë se numri i restoranteve të tij në Kinë është rritur në mbi 10 000 deri në dhjetor të vitit të kaluar.

Një sondazh nga Dhoma Evropiane e Tregtisë në Kinë tregoi se rreth 59 për qind e kompanive të pyetura e shohin Kinën si një nga tre destinacionet e tyre kryesore të investimeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.