Rritet numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë vendit, INSTAT numëron 645 mijë persona
Gati gjysmë milionë vizitorë të huaj erdhën në vendin tonë sipas shifrave të INSTAT. Treguesi vjen me 30% rritje nga një vit më parë, ndërsa turizmi tashmë gjithnjë e më shumë bëhet gjithë-vjetor. Të ndarë sipas shtetësive të turistëve të huaj INSTAT thotë se rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të […]
Gati gjysmë milionë vizitorë të huaj erdhën në vendin tonë sipas shifrave të INSTAT. Treguesi vjen me 30% rritje nga një vit më parë, ndërsa turizmi tashmë gjithnjë e më shumë bëhet gjithë-vjetor.
Turistët nga Amerika janë rritur me 20% nga një vit më parë, ata nga Azia lindore dhe paqësori me 40%.
Sa i përket arsyeve të vizitës nga të huajt, 94% e tyre kanë ardhur për pushime. 4% prej tyre janë udhëtarë tranzit, me rritje të ndjeshme nga një vit më parë. Ndërsa pjesa tjetër kanë vizituar vendin për arsye shëndetësore si dhe për biznes ose arsye profesionale.
Gjithashtu INSTAT raporton se nuk kanë munguar as lëvizjet e shqiptarëve nëpër vende të huaja. Janë rreth 645 mijë shtetas kanë dalë jashtë vendit me rritje 19% nga një vit më parë.
/f.s
What's Your Reaction?