Rritet numri i të prekurve nga gripi agresiv, regjistrohen 15 mijë raste në javë

Edhe pse jemi në pranverë, gripi agresiv nuk po largohet. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo javë ka regjistruar 15 mijë raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë afro 3 mijë raste më shumë. E thënë ndryshe, 1vit më […]

Mars 3, 2024 - 18:30
 0
Rritet numri i të prekurve nga gripi agresiv, regjistrohen 15 mijë raste në javë

Edhe pse jemi në pranverë, gripi agresiv nuk po largohet. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo javë ka regjistruar 15 mijë raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë afro 3 mijë raste më shumë. E thënë ndryshe, 1vit më parë në të njëjtën periudhë, gripi ka qenë me intensitet të ulët.

Ajo që bie në sy është fakti se në 11 qytete, shifrat e të prekurve me grip vijojnë të rriten, mes tyre Berati, Tropoja dhe Vlora kanë shifrat më të larta me grip në javën e fundit.

Ndërsa Tirana dhe 19 qytete të tjera kanë një ulje të numrit të të prekurve nga infeksionet respiratore. Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo 0-5 vjeç, e ndjekur nga ajo 45-60 vjeç.

Bluzat e bardha rekomandojnë mosmarrjen pa kriter të antibotikeve nga qytetarët dhe të vendosin kontakt me mjekun specialist për të mos neglizhuar asnjë shenjë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.