Rritet numri i viktimave pas tërmetit që goditi Kinën, dhjetëra nën rrënoja, temperaturat e ulëta vështirësojnë kërkimet

Të paktën 131 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, tha media shtetërore

Dhjetor 20, 2023 - 10:00
 0
Rritet numri i viktimave pas tërmetit që goditi Kinën, dhjetëra nën rrënoja, temperaturat e ulëta vështirësojnë kërkimet

Të paktën 131 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, tha media shtetërore e vendit.

Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua raportoi të mërkurën se numri i të vdekurve në provincën Gansu ka shkuar në 113 pas tërmetit më vdekjeprurës në vend në pothuajse një dekadë. 18 të tjerë kanë vdekur në provincën fqinje të Qinghai.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën e Gansu pak para mesnatës të së hënës.

Mijëra shpëtimtarë janë përballur me kushte nën zero gradë për të gjetur dhe trajtuar të mbijetuarit.

Temperaturat rreth epiqendrës në Gansu ranë në rreth -15 gradë Celsius të martën në mbrëmje, me shumë të strehuar në tenda ndihme.

Ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen fundit, zyrtarët thonë se fokusi tani është kthyer te të lënduarit.

Në total, 980 persona janë plagosur dhe të paktën 16 janë ende të zhdukur./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.