Rritja e çmimit të vezëve, atentat pronarit të pularisë më të madhe në Rusi

Rritja e çmimit të vezëve në mbarë Rusinë duket se ka lënë shije të hidhur te popullata vendase, aq sa një atentat ka derivuar prej saj. Shënjestër e atentatit të mbetur në tentativë ka qenë Genadi Shiryaev, kreu i fermës së shpendëve “Tretyakov”, e vendosur në rajonin e Voronezh. Shiryaev, i cili ka qenë edhe […]

Dhjetor 28, 2023 - 22:40
 0
Rritja e çmimit të vezëve, atentat pronarit të pularisë më të madhe në Rusi

Rritja e çmimit të vezëve në mbarë Rusinë duket se ka lënë shije të hidhur te popullata vendase, aq sa një atentat ka derivuar prej saj.

Shënjestër e atentatit të mbetur në tentativë ka qenë Genadi Shiryaev, kreu i fermës së shpendëve “Tretyakov”, e vendosur në rajonin e Voronezh.

Shiryaev, i cili ka qenë edhe deputet i Dumës ruse, teksa ishte duke drejtuar makinën e tij në autostradën Kursk-Saratov ra pre e një sulmi me armë.

Ngjarja ndodhi dy kilometra larg shtëpisë së tij, teksa një person i panjohur qëlloi dy herë në drejtim të fuoristradës që ai drejtonte, por Shiryaev nuk pësoi asnjë lëndim.

Sulmi me armë ndaj Shiryaev ndodhi dy ditë pasi Zyra e Shërbimit Federal të Antimonopolit nisi një hetim kundër pularisë së tij për shkak të rritjes së madhe të çmimit të vezëve.

Rritja e çmimit të vezëve ka shkaktuar revoltë në Rusi, kjo edhe për shkak se konsumi i vezëve rritet ndjeshëm në prag të festave të fundvitit, pasi përdoret në shumë receta gatimesh.

Sipas të dhënave të fundit 10 kokrra vezë kushtojnë rreth 4 dollarë amerikanë, një çmim tepër i lartë krahasuar me standardet në Perëndim.

Edhe sanksionet kanë ndikuar në rritjen e çmimit, duke ndaluar importimin e një sërë makinerish që përdoren për automatizimin e ushqimit të pulave dhe mbledhjes së vezëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.