Rritja e nivelit të ujit, bllokohet një familje në fshatin Rraboshtë të Lezhës

Një familje ka mbetur e bllokuar në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Familja ka mbetur e bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga një kanal i bllokuar. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje po shkojnë emergjencat civile për zhbllokimin e kanalit. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që […]

Nëntor 4, 2023 - 11:45
 0
Rritja e nivelit të ujit, bllokohet një familje në fshatin Rraboshtë të Lezhës

Një familje ka mbetur e bllokuar në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Familja ka mbetur e bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga një kanal i bllokuar. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje po shkojnë emergjencat civile për zhbllokimin e kanalit.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që vijuan edhe gjatë natës në Lezhë, situata aktualisht paraqitet e qetë, pa problematika. Reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët, herë herë me intensitet deri mesatar afat shkurtër, deri në orën 08:00, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,

Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm nuk raportohet. Probleme të furnizimit me energji elektrike ka në të gjitha zonat rurale, për shkak të erës dhe rrjetit të amortizuar.

Grupet e punës të OSHE po punojnë për riparimin e defekteve ndërsa kuotat e lumenjve Drin e Mat janë në nivele minimale.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.