Rritja e rasteve të tumoreve tek të rinjtë, apelojnë mjekët: Riktheni ndalimin e duhanit!

Rritja e numrit të pacientëve që po preken nga sëmundjet tumorale dhe sidomos kanceri i mushkërive që po prek edhe të rinjtë ka detyruar mjekët të bëjnë thirrje autoriteteve të rikthejnë zbatimin e ligjit e të duhanit pasi është një ndër shkaktarët e këtij kanceri. “Kanceri i mushkërive është në vend të parë një rithurje […]

Shkurt 23, 2024 - 22:22
 0
Rritja e rasteve të tumoreve tek të rinjtë, apelojnë mjekët: Riktheni ndalimin e duhanit!

Rritja e numrit të pacientëve që po preken nga sëmundjet tumorale dhe sidomos kanceri i mushkërive që po prek edhe të rinjtë ka detyruar mjekët të bëjnë thirrje autoriteteve të rikthejnë zbatimin e ligjit e të duhanit pasi është një ndër shkaktarët e këtij kanceri.

“Kanceri i mushkërive është në vend të parë një rithurje për zbatim e ligjit në ambientet publike pasi nuk dëmton vetëm atë që e pi por edhe atë që ka pranë”- tha Silva Çeliku, shefe e Shërbimit Onkologjik.

Por shkenca e ka avancuar dhe shumë kancere mund të parandalohen ose të kurohen kur ato kapen në fillimet e tyre.

“Më pas vjen kanceri i gjirit, prostata që kapet në stade të vona, kanceri i qafës mitrës duhet të ishte zhdukur”- tha Çeliku.

Trendi i rritjes së numrit të pacientëve me kancer është në të gjithë botën, por me një ndryshim nga shqiptarët të cilët kujtohen vonë për të shkuar tek mjeku apo për ndjekur këshillat e tij për të ndryshuar stilin e jetesës larg drogës, duhanit dhe alkoolit e rritje së aktivitete sportiv si dhe ushqyerjes së shëndetshme me sa më shumë perime e fruta në dietë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.