Rrritet rezerva e arit, në tunelet e Bankës së Shqipërisë ka 3,42 tonë flori

Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar. “Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të […]

Dhjetor 27, 2023 - 08:19
 0
Rrritet rezerva e arit, në tunelet e Bankës së Shqipërisë ka 3,42 tonë flori

Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.

“Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të fjalës. Sot, ari nuk ka rëndësinë e dikurshme, por e rifiton atë sa herë ka periudha krizash”, u shpreh Zef Preçi, ekspert për ekonomikë.

Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi ka aktualisht një sasi mbi 11 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut.  Mali i Zi me më pak se 1.2 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore

“Në fakt Serbia do duhej që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të ndante edhe rezervën valutore. Ajo nuk e bëri, ndaj edhe sot Kosova nuk ka rezerva ari”, tha eksperti.

Pavarësisht se “Standardi i arit” e ka humbur thuajse gjithë kuptimin, për ekspertët mbetet e rëndësishme zgjerimi i rezervës së arit të vendit.

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore

“Dhe në këtë drejtim, uroj dhe shpresoj që të ndërmerren vendimet e duhura për të shtuar stokun e floririt”, u shpreh Preçi.

Të dhënat tregojnë se në Botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezervën më të madhe të arit në botë me 7 mijë 133 tonë, ndjekur nga Gjermania, Italia, Franca, Rusia dhe Kina.

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.