Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH: Sot nis puna me shtresat asfaltike, devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës. Sipas ARRSH-së, procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. “Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej […]

Maj 14, 2024 - 12:05
 0
Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH: Sot nis puna me shtresat asfaltike, devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës.

Sipas ARRSH-së, procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës.

“Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës”, njofton ARRSH.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.