Rrumbullaku në zyrat e SPAK, gazetari zbulon arsyen e vërtetë të vizitës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme. Në lidhje me këtë gazetari Eni Ferhati tha se Rrumbullaku është shoqëruar dhe nga oficerë të policisë pasi ka pasur informacione që në seancën që do të mbahet sot Berishën dhe Malltezin, për çështjen “Partizani” […]

Tetor 23, 2023 - 13:50
 0
Rrumbullaku në zyrat e SPAK, gazetari zbulon arsyen e vërtetë të vizitës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Në lidhje me këtë gazetari Eni Ferhati tha se Rrumbullaku është shoqëruar dhe nga oficerë të policisë pasi ka pasur informacione që në seancën që do të mbahet sot Berishën dhe Malltezin, për çështjen “Partizani” mund të ketë dhe mbështetës të liderit demokrat.

Më tej ai theksoi se Oficerët e policisë gjyqësore të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë për Berishën nuk kanë arritur të kenë një kontakte të drejtpërdrejt me këtë të fundit.

“Masat janë marrë pasi mund të ketë pasur informacione që në kërë seancë mund të ketë dhe mbështetës të Berishës. Por deri në këto momente nuk ka pasur asnjë simpatizant, ndërkohë që ende nuk kanë ardhur avokatët e Berishës.  Oficerët e policisë gjyqësore të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të kësaj mase sigurie nuk kanë arritur të kenë një kontakte të drejtpërdrejt me Berishën”-tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.