Rryshfeti në tentativë ndaj policëve çon në pranga 2 persona në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

Shkon në 40 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe pas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi […]

Prill 12, 2024 - 15:30
 0
Rryshfeti në tentativë ndaj policëve çon në pranga 2 persona në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

Shkon në 40 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe pas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje, këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet.

Policia Rrugore njofton se lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin aktiv punonjësve të Policisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.