Rusët goditën autokolonën e Zelenskyt gjatë vizitës së Mitsotakis në Ukrainë, kryeministri grek: Dëgjuam një shpërthim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ukrainë. Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, dy liderët mbajtën një

Mars 6, 2024 - 16:15
 0
Rusët goditën autokolonën e Zelenskyt gjatë vizitës së Mitsotakis në Ukrainë, kryeministri grek: Dëgjuam një shpërthim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët në portin e Odessës. Gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskyn, kryeministri grek iu referua sulmit që ndodhi në autokolonën e presidentit ukrainas.

Ai tha: “Dëgjuam disa sirena dhe pak më pas kur po shkonim te makinat tona dëgjuam një shpërthim të madh. Për ne ky  është kujtimi më i mirë se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë. Çdo ditë.”.

Kyriakos Mitsotakis kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të vizituar Odessën, për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Ukrainën, si dhe një mesazh për elementin grek të Ukrainës, duke qenë se është një nga qendrat më të rëndësishme të arsimit grek në diasporë.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës (6.3.2024).

“Ne jemi të gjithë mirë”, tha për protothema.gr Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, ku përfshihen 8 persona përveç kryeministrit dhe sigurimit të tyre. Shpërthimi i fuqishëm në Odessa ka ndodhur pak para takimit të kryeministrit grek me presidentin ukrainas. Një alarm për sulm ajror u dha menjëherë në zonë.

Udhëtimi i kryeministrit në Ukrainë u bë i ditur herët në mëngjes, kur u tha se  Kyriakos Mitsotakis, para mbërritjes së tij në Bukuresht për konferencën e Partisë Popullore Evropiane, do të shkojë në Odessa për t’u takuar me presidentin ukrainas./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.