Rusët marrin qytetin lindor të Avdiyivka, tërhiqet ushtria ukrainase

Ushtria e Ukrainës u detyrua të lërë qytetin lindor të Avdiyivka në orët e para të së shtunës, duke i dhënë Rusisë fitoren

Shkurt 17, 2024 - 08:34
 0
Rusët marrin qytetin lindor të Avdiyivka, tërhiqet ushtria ukrainase

Ushtria e Ukrainës u detyrua të lërë qytetin lindor të Avdiyivka në orët e para të së shtunës, duke i dhënë Rusisë fitoren e saj më të madhe, kryesisht simbolike, në fushën e betejës që nga dështimi i kundërofensive verën e kaluar.

“Siç parashikohej nga urdhrat që morëm, ne u tërhoqëm nga Avdiivka në pozicionet e përgatitura paraprakisht”, tha gjenerali ukrainas Oleksandr Tarnavskyi, komandanti i rajonit, përmes Telegramit.

Përballë një mungese në rritje të burimeve, veçanërisht për shkak të ngërçit për ndihmën ushtarake të SHBA-së, ushtria ukrainase vështirë se mund ta shmangte këtë ngjarje, duke u përballur me forcat ruse që kanë shumë më shumë municion dhe shumë më shumë njerëz dhe po bënin presion për fitore përpara përvjetorin e dytë të pushtimit të 24 shkurtit dhe zgjedhjeve presidenciale të marsit në Federatën Ruse.

“Duke pasur parasysh situatën, se armiku përparon duke shkelur kufomat e ushtarëve të tij dhe ka dhjetë herë më shumë predha, ky është i vetmi vendim i saktë”, sipas gjeneral Tarnavski. Trupat ukrainase shmangën kështu rrethimin në këtë qytet, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht, siguroi ai.

Ky është vendimi i parë madhor i shefit të ri të shtabit të përgjithshëm, Oleksandr Sirsky, pasi ai mori detyrën më 8 shkurt. Ai e arsyetoi atë duke përmendur nevojën për të shpëtuar jetët e njerëzve të tij në qytet. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.