Rusia: Ambasadorja izraelite do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme për “komente të papranueshme”

Ambasadorja izraelite Simona Halperin do të thirret në Ministrinë e Jashtme ruse për komentet  që ajo bëri në një intervistë. Rusia e ka konsideruar si

Shkurt 5, 2024 - 12:04
 0
Rusia: Ambasadorja izraelite do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme për “komente të papranueshme”

Ambasadorja izraelite Simona Halperin do të thirret në Ministrinë e Jashtme ruse për komentet  që ajo bëri në një intervistë. Rusia e ka konsideruar si të papranueshme komentet e saj.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Halperin ka keqinterpretuar pozicionin e politikës së jashtme ruse në një intervistë të dhënë për gazetën ruse “Kommersant”, e cila u botua të dielën.

Ministria i quajti komentet e saj “një fillim jashtëzakonisht të pasuksesshëm” të misionit të saj diplomatik, i cili filloi në dhjetor.

Në intervistë, Halperin kritikoi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov për minimizimin e Holokaustit dhe tha se Rusia është shumë miqësore me lëvizjen islamike palestineze Hamas./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.