Rusia bombardon Kherson, Zelenski përjashton mundësinë e negociatave me Putin

Edhe pse vëmendja e botës është zhvendosur drejt konfliktit mes izraelit dhe Hamasit, një tjetër luftë vazhdon pa u ndalur në zemrën e Europës. Dy persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën pas bombardimeve intensive të Rusisë në rajonin e Kherson gjatë 24 orëve të fundit. Në shënjestër u vu edhe qyteti port […]

Nëntor 6, 2023 - 13:30
 0
Rusia bombardon Kherson, Zelenski përjashton mundësinë e negociatave me Putin

Edhe pse vëmendja e botës është zhvendosur drejt konfliktit mes izraelit dhe Hamasit, një tjetër luftë vazhdon pa u ndalur në zemrën e Europës. Dy persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën pas bombardimeve intensive të Rusisë në rajonin e Kherson gjatë 24 orëve të fundit. Në shënjestër u vu edhe qyteti port i Odesës ku gjithashtu pati të plagosur.

Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Kievit, mbi 510 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe 1143 të plagosur që prej fillimit të luftës.  Rusia dhe Ukraina ofrojnë raportime kontradiktore mbi atë që po ndodh përgjatë frontit të luftës, me Moskën që pretendon se ka ndalur kundërofensivën e Kievit në Zaporizhia dhe Ukrainën që thotë se ushtria e vet po përparon.

“Armiku është ndalur dhe kundërsulmi i forcave ukrainase, i cili ka qenë kaq i reklamuar është frenuar plotësisht”, tha Yevgeny Balitsky kreu i instaluar nga Moska në Zaporizhia.

Sipas autoriteteve të instaluara nga Moska në  rajon beteja të vogla vijojnë ende pranë fshatit të Robotyne dhe atij të Shcherbaky, që gjendet 22 km në veriperëndim.

Megjithatë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mohon që kundërofensiva të jetë në fazë ngecjeje ndërsa vijon të përjashtojë mundësinë e negociatave me homologun rus Vladimir Putin. Ai hodhi poshtë pretendimet se liderët perëndimorë po i bëjnë presion për të bërë lëshime. Televizioni amerikan NBC, qe citoi zyrtarë të lartë amerikane tha se po zhvillohen bisedime për të bërë kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.