Rusia bombardon Kievin, shpërthime të fuqishme dhe zjarre në kryeqytet

Shpërthime të fuqishme që më pas u pasuan nga zjarre u regjistruan në orët e para të mëngjesit në Kiev, si pasojë e një sulmi rus me avionë e dronë kamikazë. Sirenat e alarmit buçitën për disa orë në kryeqytetin e Ukrainës, i cili përjetoi momente të tjera të vështira, në këtë luftë që ka […]

Mars 21, 2024 - 13:00
 0
Rusia bombardon Kievin, shpërthime të fuqishme dhe zjarre në kryeqytet

Shpërthime të fuqishme që më pas u pasuan nga zjarre u regjistruan në orët e para të mëngjesit në Kiev, si pasojë e një sulmi rus me avionë e dronë kamikazë.

Sirenat e alarmit buçitën për disa orë në kryeqytetin e Ukrainës, i cili përjetoi momente të tjera të vështira, në këtë luftë që ka hyrë në vitin e saj të tretë.

Sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë, 10 persona kanë mbetur të plagosur nga këto sulme në lagjet e Shevchenkivskyi dhe Sviatoshynsky.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko iu kërkon qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime derisa alarmi të kalojë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.