Rusia do të ulë prodhimin e naftës në tremujorin e dytë

Rusia ka vendosur të fokusohet në uljen e prodhimit të naftësnë tremujorin e dytë, tha sot zëvendëskryeministri Alexander Novak. Në fillim të këtij

Mars 29, 2024 - 19:00
 0
Rusia do të ulë prodhimin e naftës në tremujorin e dytë

Rusia ka vendosur të fokusohet në uljen e prodhimit të naftësnë tremujorin e dytë, tha sot zëvendëskryeministri Alexander Novak.

Në fillim të këtij muaji, Rusia njoftoi se do të reduktojë prodhimin dhe eksportet e saj të naftës me 471,000 fuçi në ditë (bpd) në tremujorin e dytë në bashkëpunim me disa vende të OPEC+.

Novak u tha gjithashtu gazetarëve se kompanitë ruse të naftës do të ulin prodhimin në proporcion me pjesën e tyre në prodhimin total të vendit.

Rusia, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë, ka ulur eksportet e naftës së papërpunuar dhe karburantit me një total prej 500,000 fuçi në ditë në tremujorin e parë, përveç premtimeve të saj për të ulur prodhimin së bashku me anëtarët e tjerë të OPEC+.

Lëvizja e Rusisë për të ulur më tej prodhimin e naftës, jo eksportet, ishte një veprim i papritur.
Rusia aktualisht prodhon rreth 9.5 milion bpd naftë bruto.

Burime të industrisë i thanë Reuters të hënën se qeveria ruse ka urdhëruar kompanitë të shkurtojnë prodhimin e naftës në tremujorin e dytë për t’u siguruar që të përmbushin objektivin e tyre të prodhimit prej 9 milionë fuçi në ditë deri në fund të qershorit, në përputhje me angazhimet ndaj OPEC+./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.