“Rusia kërcënon sigurinë e Europës”/ NATO: Vendi i Ukrainës është në Aleancë

NATO ka përsëritur mbështetjen për Ukrainën. Në konferencën e mbajtur përpara nisjes së punimeve të ditës së tretë të samitit të ministrave të

Nëntor 29, 2023 - 12:13
 0
“Rusia kërcënon sigurinë e Europës”/ NATO: Vendi i Ukrainës është në Aleancë

NATO ka përsëritur mbështetjen për Ukrainën. Në konferencën e mbajtur përpara nisjes së punimeve të ditës së tretë të samitit të ministrave të jashtëm, sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se vendi Kievit është në aleancën veriatlantike.

 

Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë ndaj Ukrainës. Ne jemi të vendosur që Ukraina një ditë do të ulet në këtë tryezë si një anëtare e plotë e Aleancës sonë.

 

Stoltenberg vlerësoi të gjithë anëtarët e aleancës që kanë ndihmuar Ukrainën për të përballuar agresionin rus.

 

Aleatët po ofrojnë mbështetje të paprecedentë ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, duke mbështetur reformat e nevojshme në rrugën e Kievit drejt anëtarësimit në NATO. Lufta e Rusisë vazhdon të shkaktojë vuajtje të panumërta. Ajo kërcënon sigurinë e Evropës dhe stabilitetin e të gjithë sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

 

Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Ukrainës, Dimitri Kuleba, deklaroi se vendi i tij aktualisht ka një ushtri më të fortë dhe më të përgatitur për t’i bërë ballë agresionit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.