Rusia konfirmon hapjen e frontit të ri në veri të Ukrainës

Rusia ka konfirmuar hapjen e një fronti të ri lufte, në zonën veriore të Ukrainës. Vetë Moska, raporton se trupat e saj ushtarake

Maj 13, 2024 - 17:30
 0
Rusia konfirmon hapjen e frontit të ri në veri të Ukrainës

Rusia ka konfirmuar hapjen e një fronti të ri lufte, në zonën veriore të Ukrainës. Vetë Moska, raporton se trupat e saj ushtarake kanë hyrë në në qytetin kufitar verilindor të Vovchansk, afër qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Prej disa ditësh

Kjo ndërhyrje mund të cilësohet si më e madhja që nga muaji shkurt 2022, kur Rusia nisi sulmet e paprovokuara në Ukrainë. Prej disa ditësh, Rusia ka intensifikuar sulmet dhe ka sulmuar nëntë fshatra në Ukrainë, duke e bërë këtë një nga sulmet më të ashpra tokësore, që nga muaji shkurt 2022 që nisi lufta.

BBC raporton se mijëra civilë janë larguar drejt Kharkivit dhe ka shqetësime midis komandantëve ukrainas se çfarë mund të ndodhë nëse forcat ruse hyjnë brenda rrezes së artilerisë së qytetit.

Por në një deklaratë, ushtarët pretendojnë se Rusia kishte humbur më shumë se 100 trupa brenda një dite, duke shtuar se po ndërmerrte hapa për të zmbrapsur forcat që avanconin. Deri më tani raportohet se gati 6,000 njerëz janë evakuuar në rajon./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.