Rusia kundër Zvicrës për konferencën e paqes rreth Ukrainës, diplomati rus: Na janë vjedhur asetet

Një marrëveshje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës shihet aktualisht si e pamundur, deklaroi të martën një diplomat rus. Genadi Gatilov (o. Gennady), përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë deklaroi për mediet se “tani për tani nuk shohim një mundësi që Zvicra të marrë përsipër organizimin e diçkaje të tillë“. Sipas […]

Mars 27, 2024 - 11:40
 0
Rusia kundër Zvicrës për konferencën e paqes rreth Ukrainës, diplomati rus: Na janë vjedhur asetet

Një marrëveshje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës shihet aktualisht si e pamundur, deklaroi të martën një diplomat rus.

Genadi Gatilov (o. Gennady), përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë deklaroi për mediet se “tani për tani nuk shohim një mundësi që Zvicra të marrë përsipër organizimin e diçkaje të tillë“.

Sipas Rusisë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës dy vite më parë, tha se nisma zvicerane do të dështonte pa pjesëmarrjen e Moskës.

Z. Gatilov tha se me qëndrimin e saj në konflikt, Zvicra ka hequr dorë nga neutraliteti dhe pavarësisht se Moska dëshiron të negociojë për t’i dhënë fund luftës, nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Zvicër.

Diplomati rus iu referua faktit se Zvicra ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë, duke ngrirë gati 8,53 miliardë dollarë asete financiare që i takojnë kompanive dhe shtetasve ruse, që sipas z. Gatilov “janë vjedhur”.

Presidentja zvicerane Viola Amherd tha muajin e kaluar se Zvicra po sheh mundësinë për të ftuar vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) në një konferencë paqeje. Kina ka deklaruar se do e marrë parasysh propozimin. /Reuters

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.