Rusia sulmon Kievin gjatë natës, plagosen 50 persona, mes tyre 6 fëmijë

Të paktën 50 persona u plagosën nga një sulm me raketa ruse drejt Kievit. Autoritetet e kryeqytetit të Ukrainës njoftuan se mes të

Dhjetor 13, 2023 - 10:02
 0
Rusia sulmon Kievin gjatë natës, plagosen 50 persona, mes tyre 6 fëmijë

Të paktën 50 persona u plagosën nga një sulm me raketa ruse drejt Kievit. Autoritetet e kryeqytetit të Ukrainës njoftuan se mes të plagosurve janë edhe 6 fëmijë. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore, teksa nuk raportohet për viktima.

Po ashtu, si pasojë e sulmeve një pallat u shkrumbua, por evakuimi i banorëve u bë në kohë, duke shpëtuar jetën e 17 prej tyre, përfshirë 7 fëmijë.

Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia filloi sulmin e saj në orët e para të mëngjesit, ndërsa mundën të ‘kapnin’ dhjetë raketa./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.