Rusia sulmon me raketa autokolonën e Zelensky-t e cila ndodhej pak metra larg Mitsotakis e delegacionit grek. Tre të vdekur

Sulmohet me raketa autokolona e Zelensky-t e cila ndodhej pak metra larg delegacionet grek në Odessa, ja si paraqitet situata. Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis,  u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës . “Nuk ka […]

Mars 6, 2024 - 16:20
 0
Rusia sulmon me raketa autokolonën e Zelensky-t e cila ndodhej pak metra larg Mitsotakis e delegacionit grek. Tre të vdekur

Sulmohet me raketa autokolona e Zelensky-t e cila ndodhej pak metra larg delegacionet grek në Odessa, ja si paraqitet situata.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis,  u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës .

Nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit dhe të misionit grek”, thanë burimet zyrtare të qeverisë greke.

Ne jemi të gjithë mirë”, tha më herët për protothema.gr  ministri i shtetit Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek

Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet si zakonisht. Sipas raportimeve nga mediat e huaja nga shpërthimi humbën jetën tre persona.

Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelenskiy  u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie.

Mitsotakis përsëriti se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën brenda kapaciteteve të saj dhe pa dobësuar fuqinë mbrojtëse greke. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, të dy udhëheqësit vizituan një kompleks ndërtesash të goditur nga një dron rus të shtunën e kaluar, me një numër tragjik të vdekjeve prej 12, dhe lanë lule në kujtim të viktimave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.