Rusia u ofrua të ndalë luftën, Putin nuk po rekruton dot trupa për ofensivën dimërore

Rusia u ofrua të ndalë luftën në Ukrainë me kushtin që qeveria ukrainase të hiqte dorë nga ambicia për t’iu bashkuar NATO-s. Kështu raporton “Kyiv Post”, që citon kreun e delegacionit Ukrainas në bisedimet me Moskën, David Arakhamia. Sipas tij, propozimi kishte ardhur në pranverën e vitit 2022, në fazën e parë të luftës, në […]

Nëntor 27, 2023 - 14:01
 0
Rusia u ofrua të ndalë luftën, Putin nuk po rekruton dot trupa për ofensivën dimërore

Rusia u ofrua të ndalë luftën në Ukrainë me kushtin që qeveria ukrainase të hiqte dorë nga ambicia për t’iu bashkuar NATO-s. Kështu raporton “Kyiv Post”, që citon kreun e delegacionit Ukrainas në bisedimet me Moskën, David Arakhamia.

Sipas tij, propozimi kishte ardhur në pranverën e vitit 2022, në fazën e parë të luftës, në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë dhe në Turqi. Siç mësohet, Rusia kishte kërkuar që Kievi të nënshkruante një marrëveshje për ruajtjen e neutralitetit ushtarak, por se pala ukrainase nuk kishte pranuar, në mungesë të garancive të sigurisë.

“Nuk besonim se Rusët do të bënin atë që thoshin. Nënshkrimi i një marrëveshje pa garanci sigurie do ta linte Ukrainën të cenueshme ndaj një inkursioni të dytë, pasi do t’i jepte Rusisë mundësinë të rigrupohej dhe të përgatitej për një valë të re agresioni”, tha David Arakhamia, ish-negociator i Ukrainës.

E ndërsa negociatat e asaj kohe u mbyllën pa asnjë rezultat, fati i luftës në Ukrainë vijon të përcaktohet në fushëbetejë prej gati dy vitesh. Rusia ka sinjalizuar se synon të ashpërsojë ofensivën në prag të dimrit, duke shënjestruar sërish infrastrukturë energjetike.

Sulmet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, me Kievin qe përjetoi të shtunën atë që e autoritetet e cilësuan si valën me të madhe të sulmeve me dronë që prej fillimit të luftës. Orët e fundit forcat ruse sulmuan 6 vendbanime në territorin e Sumit, ku u raportuan142 shpërthime. Mes synimeve për një mobilizim të dytë, Rusia po përballet me mungesa në radhët e ushtrisë dhe me vështirësi të mëdha për rekrutime. Sipas një sondazhi të kompanisë “Russian Field”, 58 përqind e të anketuarve e kundërshtojnë idenë, ndërsa vetëm 32 përqind e mbështesin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.