Rusia: Ukrainasit po sulmojnë Belgorodin dhe rajonin e Moskës nga ajri

Aftësitë e zgjeruara të dronëve ukrainas i lejojnë forcat e armatosura ukrainase të operojnë shumë përtej kufirit ruso-ukrainas. Sipas mediave ndërkombëtare, dronët ukrainas

Janar 18, 2024 - 09:32
 0
Rusia: Ukrainasit po sulmojnë Belgorodin dhe rajonin e Moskës nga ajri

Aftësitë e zgjeruara të dronëve ukrainas i lejojnë forcat e armatosura ukrainase të operojnë shumë përtej kufirit ruso-ukrainas. Sipas mediave ndërkombëtare, dronët ukrainas kanë goditur rajonin e Belgorodit, të enjten, duke u përpjekur të arrijnë rajonet e Moskës dhe Leningradit në Rusinë veriperëndimore.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga pala ukrainase,  raportohet se sulmi ukrainas në rajonin e Belgorodit plagosi një grua dhe dëmtoi një shtëpi.

Gjithashtu janë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror.

Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë kundërajrore kapën dhe shkatërruan një dron ukrainas mbi Moskë dhe një të dytë në hapësirën ajrore të Rajonit të Leningradit, siç vazhdon të quhet zona përreth qytetit të riemërtuar në Shën Petersburg./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.