Ryshfeti 330 mijë lekë, SPAK kërkon 4 vite burg për zyrtaren e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me 4 vite burg për Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore”. Duro akuzohet nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e […]

Nëntor 13, 2023 - 12:44
 0
Ryshfeti 330 mijë lekë, SPAK kërkon 4 vite burg për zyrtaren e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me 4 vite burg për Joana Duron, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore”.

Duro akuzohet nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Për të bashkëpandehurën e saj, Laura Shteto, specialiste e nivelit të lartë, SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurit Vladimir Topi dhe Silvi Shehu, Spak ka kërkuar deklarim të fajshëm dhe dënime respektive me 2 vjet dhe 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve iu ulet 1/3 e mazës së dënimeve të kërkuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.