“Sa janë shtuar mashtruesit…”/ Xhensila vijon ‘thumbat’ ndaj Bes Kallakut

Xhensila dhe Bes Kallaku vijojnë sulmet në distancë mes njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Një ditë […]

Maj 27, 2024 - 21:10
 0
“Sa janë shtuar mashtruesit…”/ Xhensila vijon ‘thumbat’ ndaj Bes Kallakut

Xhensila dhe Bes Kallaku vijojnë sulmet në distancë mes njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht.

Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.

Ndërkohë në një prej koncerteve të bëra së fundmi, këngëtarja ka vijuar me “thumbat” ndaj Besit.

Teksa ka qenë në skenë për të performuar një nga hitet e saj muzikore, “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, ajo është shprehur:

“Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar”.

Fansat janë të bindur që ky ka qenë padiskutim një sulm ndaj Besit, për shkak të publikimit të fundit të këngës, në të cilën e konsideronte Xhensilën një mosmirënjohëse./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.