“Sa ka vënë dorën ka rënë në tokë”, elektricisti ndërroi jetë gjatë punës në Bulqizë, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes

Familjarët e 32 vjeçarit Ylli Boba i cili humbi jetën gjatë punës me datë 31 Janar në fshatin Kovashicë të Shupenzës, kërkojnë zbardhjen

Shkurt 7, 2024 - 17:07
 0
“Sa ka vënë dorën ka rënë në tokë”, elektricisti ndërroi jetë gjatë punës në Bulqizë, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes

Familjarët e 32 vjeçarit Ylli Boba i cili humbi jetën gjatë punës me datë 31 Janar në fshatin Kovashicë të Shupenzës, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Ata kërkojnë që të hetohet nëse janë zbatuar rregullat e sigurimit teknik në punë në momentin e ngjarjes. Erjola Lami, vajza e hallës së viktimës, njëherësh avokate e viktimës thotë se qëllimi nuk është vetëm drejtësia për 32 vjeçarin Ylli Boba, por që edhe ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

“E kanë lajmëruar hajde bëj difektin. Ai që ka vënë shkallët ka thënë me këto shkallë nuk bëhet puna i ka thënë përgjegjësit. Përgjegjësit i kemi shkuar ne atje dje dhe ka thënë këto kushte kemi”, ka treguar e afërmja e 32-vjeçarit.

Ajo ka thënë më tej se për ngushëllim u ka shkuar vetëm përgjegjësi, i cili ka qëndruar me kokën ulur e më pas është larguar.

“Sa ka vënë dorën, djali ka rënë në tokë. Tensionin se kanë ulur fare”, ka thënë Erjola Lami.

32 vjeçari Ylli Boba humbi jetën në çastet e punës në një kabinë elektrike në fshatin Kovashicë të Shupenzës, me datë 31 Janar të këtij viti. Dyshohet se ai ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi jetën në vend.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.