Sadiq Khan rizgjidhet kryebashkiak i Londrës, i pari në histori me 3 mandate

Sadiq Khan është rizgjedhur kryebashkiak i Londrës për një mandat të tretë historik, duke u bërë kryebashkiaku i parë që siguron një mandat

Maj 4, 2024 - 17:55
 0
Sadiq Khan rizgjidhet kryebashkiak i Londrës, i pari në histori me 3 mandate

Sadiq Khan është rizgjedhur kryebashkiak i Londrës për një mandat të tretë historik, duke u bërë kryebashkiaku i parë që siguron një mandat të tretë në kryeqytetin britanik, raportojnë mediat britanike pas përfundimit të numërimit të votave.

Në moshën 53-vjeçare, kryebashkiaku laburist mundi kandidaten konservatore Susan Hall dhe kaloi paraardhësin e tij me dy mandate Boris Johnson. Prindërit e Sadiq Khan janë me origjinë pakistaneze. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.