Safet Gjici i kërkon falje familjes: Më ngritën kurth. Jam sëmurë më nxirreni nga burgu

Avokatët e Safet Gjicit kanë dhënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër ish-kryetarit të Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë pafajësi pasi sipas tyre nuk ekziston vepra penale e korrupsionit. Si avokati dhe Safet Gjici nga salla e gjyqit deklaruan se gjithçka është një kurth i ngritur nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi. Po ashtu avokati dorëzoi dhe […]

Shkurt 7, 2024 - 16:04
 0
Safet Gjici i kërkon falje familjes: Më ngritën kurth. Jam sëmurë më nxirreni nga burgu

Avokatët e Safet Gjicit kanë dhënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër ish-kryetarit të Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë pafajësi pasi sipas tyre nuk ekziston vepra penale e korrupsionit.

Si avokati dhe Safet Gjici nga salla e gjyqit deklaruan se gjithçka është një kurth i ngritur nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi. Po ashtu avokati dorëzoi dhe një raport mjekësor të Gjicit duke kërkuar lirimin e tij pasi është sëmurë dhe nuk mund të rri më në qeli.

Vetë Safet Gjici i prekur nga situata kërkoi falje për të gjithë videon. “I kërkoj falje familjes time, qytetarëve kuksianë dhe gjithë opinionit publik. Nuk kam kryer asnjë vepër penale, sepse nuk kishte asnjë premtim, asnjë projekt. Unë kam thyer vetëm kodin etik për të cilin jam ndëshkuar”, citohet të ketë thënë Gjici.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.