Saka mund t`i humbasë dy ndeshjet e ardhshme

Bukayo Saka i është bashkuar listës së lëndimeve te Arsenal dhe është i dyshimtë për dy ndeshjet e ardhshme, ka thënë trajneri Mikel Arteta të martën përpara ndeshjes kundër Brentford. “Është një mundësi mungesa. Ai po çalnte pas ndeshjes kundër Tottenham, gjë që nuk ishte shenjë e mirë. Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë […]

Shtator 26, 2023 - 19:10
 0
Saka mund t`i humbasë dy ndeshjet e ardhshme

Bukayo Saka i është bashkuar listës së lëndimeve te Arsenal dhe është i dyshimtë për dy ndeshjet e ardhshme, ka thënë trajneri Mikel Arteta të martën përpara ndeshjes kundër Brentford.

“Është një mundësi mungesa. Ai po çalnte pas ndeshjes kundër Tottenham, gjë që nuk ishte shenjë e mirë.

Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, ka thënë spanjolli.

Te skuadra aktualisht nuk janë të disponueshëm edhe Leandro Trossard, Gabriel Martinelli dhe Thomas Partey.

Pas Javës së gjashtë kampionale, Arsenal gjendet në pozitën e pestë në tabelë, e cila kryesohet nga Manchester City.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.